Familja e ish-presidentit Rugova merr nënshtetësinë shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 31 October 2022
Pak ditë më parë, Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare.
Por, nga sot e gjithë familja Rugova ka marrë nënshtetësinë shqiptare, duke përfshirë bashkëshorten e ish-presidentit, Fana Rugova, vajzën, Teuta Rugova dhe djalin tjetër Mendim Rugova.
Në këtë ceremoni të veçantë, kryebashkiaku Veliaj tha se është nder i madh për të që sot po merr nënshtetësinë shqiptare një zonjë, e cila i ka hapur dyert shqiptarëve nga e gjithë bota.
“Jam shumë i nderuar sot që, një mikeshë e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ajo që ka hapur dyert e shtëpisë së saj për shqiptarët e të gjitha skajeve të botës. Jam gjithashtu i lumtur që e gjithë familja Rugova ka marrë shtetësinë shqiptare. Në Tiranë jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj, për kontributin e presidentit Rugova. Më vjen mirë që jemi bashkëqytetarë të qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.
Ai u shpreh se mezi pret që, së bashku me familjen Rugova, të bëjnë më shumë punë të mira dhe të mbara për kombin shqiptar.“Është ky flamur kuqezi që, në dukje, është vetëm një pëlhurë me një simbol, por ndërkohë mbart shumë më shumë se kaq, mbart një ideal, një pasion, sakrifica të pashoqe të njerëzve ndër vite. Sot që jeni shtetas të Republikës së Shqipërisë, jeni qytetarë të Tiranës, e kam zemrën plot me gëzim dhe ndihem vërtet shumë i lumtur. Edhe puna ime ka sfida, jo sfida si ato që ka kaluar Ibrahim Rugova në ditët e vështira të sakrificave për të parë Kosovën të pavarur dhe një Shqipëri demokratike dhe të hapur, por ia kemi mbërritur kësaj dite. Mezi pres që si qytetarë të Republikës së Shqipërisë, të bëjmë akoma më shumë punë të bukura, më shumë punë të mira, më shumë punë të mbara për kombin tonë dhe njerëzit tanë”, tha ai.
Të tjera
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...
-
Kushtetuesja i dha të drejtë PDK’së, Tahiri: Fitore e sundimit të ligjit mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahi...
-
Stuhia e paralajmëruar, breshër i madh në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, k...
-
Vuçiq flet pas takimeve me Borrell e Lajçak: Kurti nuk deshi të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë ru...
-
Aksident me fatạlitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan, një grua ndërron jetë
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një ka...
-
Vuçiq ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm...
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...
-
Plani Rregullues “Kalabria 2023-2031” në heshtje administrative, Ministrisë së Infrastrukturës sot i skadon afati për përgjigje
Dita e mërkurë shënon edhe afatin e fundit kur Ministria e Mjedisit, Planifik...
-
Ehat Miftaraj: E kam krijuar një bindje që VV po i harton me qëllim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin
Juristi Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verif...
-
“U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së”, reagon Rohde për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...