Lajme

Familja Azemi fal gjakun e Muhametit në emër të Allahut

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 31 December 2024

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Mitrovicën, kur Muhamet Azemi humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një veturë, transmeton IndeksOnline

Ngjarja u shoqërua me reagime të shumta, ndër to edhe një mesazh prekës nga imami Fatmir Latifaj, i cili përshkroi dhimbjen e madhe të bashkëqytetarëve, duke thënë: “Namazin e sabahut e falëm sot pa Bacin Met, duke përjetuar dhimbje të thellë”.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, familja Azemi ka treguar një akt të jashtëzakonshëm faljeje dhe humanizmi.

-Advertisement-

Përmes një njoftimi të imamit Latifaj, u bë e ditur se gjaku i Muhamet Azemit është falur për hir të Allahut familjes Avdija.

Falet gjaku i Bacit Met nga familja Azemi për hir të Allahut, elhamdulilah,” shkroi hoxha.

Ky akt i lartë pajtimi është një shembull frymëzues i vlerave fetare dhe shpirtërore, duke dëshmuar se falja është forca më e madhe edhe në momentet më të vështira

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera