Falja e të dënuarve për krime lufte, KMDLNJ akuzon BE-në për standarde të dyfishta
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 18 April 2018
KMDLNJ ka shprehur shqetësimin se BE po zbaton standarde të dyfishta sa i përket çështjes së krimeve të luftës dhe faljes që ka bërë presidenti i Kosovës ndaj personave të dënuar për krime lufte.
Në një reagim për media, KMDLNJ thotë se kjo është ndërhyrje flagrante në pavarësinë e institucioneve mbajtëse dhe përgjegjëse për lirim të parakohshëm të personave të dënuar sikur edhe në të drejtën kushtetuese e që është e pamohueshme e presidentit për të falur të dënuar që kërkojnë falje, si e drejtë që iu takon.
“Çështja e krimeve të luftës është e ndjeshme dhe në rrethanat tona më shumë është çështje politike se çështje e drejtësisë. Në veçanti çështja e faljes apo lirimit të parakohshëm të të dënuarve për krime lufte në Kosovë i nënshtrohet një politizimi të skajshëm”, thuhet në reagim.
KMDLNj e përkujton opinionin si dhe Komisionin Evropian se Gjykata për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë , me seli në Hagë , si autoritet botëror për hetim, gjykim dhe mbajtje në burg të akuzuarve dhe të dënuarve për krime lufte, nuk e ka bërë asnjë ndërhyrje diskriminuese në trajtimin e këtyre të dënuarve, madje, asnjë i dënuar për krime lufte me vendimin e Tribunalit për Krime Lufte në Hagë, nuk e ka vuajtur dënimin deri në fund.
“Të gjithë të dënuarit janë liruar para kohe, kanë shkuar në shtëpi në raste të veçanta , kanë zgjedhur vendin dhe shtetin ku do ta vuajnë dënimin sikur që janë liruar për shkaqe shëndetësore , për të vazhduar pastaj politikën , pa u penguar nga askush , ndonëse kjo politikë nuk ka dalluar aspak nga ajo që ka shkaktuar qindra – mijëra viktima. Askush nuk ka kundërshtuar këto lirime që i ka bërë Tribunali i Hagës për të dënuarit për krime lufte”, thuhet më tej në reagim.
Zbatimi i standardeve të dyfishta , sipas KMDLNJ-së, gjatë trajtimit të të dënuarve për krime lufte e sidomos gjatë lirimit të tyre paraqet diskriminim e rasti i Kosovës është rast eklatant i këtij diskriminimi, pasi për vepra të njëjta të dënueshme, Tribunalit të Hagës për Krime Lufte i lejohet një pavarësi në marrje të vendimeve kurse institucioneve të Kosovës i pamundësohet një mundësi e tillë.
“Pse Tribunali i Hagës paska të drejtë t’i lirojë para kohe të dënuar për krime lufte përkundër përgjegjësisë shumë të madhe dhe rrezikshmërisë që e kanë kurse vendet e tjera nuk e paskan këtë të drejtë , në mesin e të cilave është edhe Kosova ?! Pse lejohet ky zbatim i standardeve të dyfishta e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe dokumentet ndërkombëtare si dhe konventat për të drejtat e njeriut ?!”, thekson KMDLNJ.
Për më tepër, KMDLNJ thotë se Komisioni Evropian duhet të kërkojë të zbatohet një standard i përgjithshëm dhe detyrues për të gjitha shtetet që kanë të dënuar për krime lufte, në të kundërtën, nuk mund të kërkojë zbatim të njëanshëm dhe detyrues për këtë çështje vetëm nga Kosova.
“Nëse nuk është lëshim apo gabim konstatimi se falja e të dënuarve për krime lufte nga presidenti i Kosovës paraqet shqetësim për Komisionin Evropian kurse, për raste të ngjashme nuk keni reaguar fare sikur që ishin lirimet nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte si dhe faljet nga shtet tjera nga ish – Jugosllavia , atëherë po e legalizoni zbatimin e standardeve të dyfishta, korrupsionin pasiv dhe presionin joparimorë që i bënë anës së dobët. Sikur që me të drejtë kërkohet drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës , përgjegjësi për të gjithë ata që kanë planifikuar , urdhëruar , që kanë bërë dhe që nuk kanë penguar këto krime të luftës, duhet të kërkohet trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë të dënuarit për këto krime”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...