“Faleminderit nga zemra”, Clinton ndan përshtypjet pas vizitës në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
23:08 | 04 July 2023
Ish-Presidenti i 42- të amerikan, Bill Clinton, vizitoi ditën e djeshme për herë të parë Shqipërinë.
Vizita e tij dy ditore përkoi me festën e Pavarësisë së SHBA-së. Ai u prit me ceremoni madhështore para kryeministrisë ku më pas mbaji një fjalim së bashku me kryeministrin Rama, si dhe u nderua me “Yllin e Mirënjohjes.”
Clinton u largua ditën e sotme nga Shqipëria dhe përmes një postimi në Twitter ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në vendin tonë.
Ai i ka shprehur falenderimet kryeministrit Rama dhe qytetarëve shqiptarë.
Ish-Presidenti amrikan shkruan se ka kaluar një pasdite që nuk do e harrojë kurrë, duke iu referuar ceremonisë së djeshme ku ai u nderua me çmimin e “Yllit të Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Më tej ai shprehet se ka qenë nder të punonte krahas shqiptarëve përgjatë viteve, për të forcuar lidhjet e miqësisë mes dy vendeve dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.
“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruan Clinton.

Të tjera
-
Gucati në Parlamentin e Zvicrrës: Hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për ta ngritur zërin në arenën ndërkombëtare
Hysni Gucati, i cili edhe vet ishte i dënuar nga Gjykata Speciale, me anë të ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Verboc të...
-
Koci me kritika për deputetët : 30 minuta punë në muaj – 2,000 euro rrogë
Avokati Arianit Koci ka hedhur kritika ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës...
-
Gjenerallejtënant Jashari në Pentagon prezanton arritjet e FSK-së
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjatë vizitës në ShBA...
-
Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi ak thënë se nga vakum...
-
LAJMI I FUNDIT: Abdixhiku e Limaj takim ‘kokë me kokë’ për 1 orë e 30 minuta
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Nismës Soci...
-
Sami Lushtaku: Jam gëzu kur e kanë gju, Kurti s’duhet me ardhë në Drenicë se i ka thënë Thaçit shko në Hagë
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka folur për incidentin e ndodhur gja...
-
Operacioni “Plazhi i lirë” – Policia në Shqipëri sekuestron 182 komplete me çadra e shtretër
Policia në Shqipëri ka zhvilluar operacionin policor “Plazhi i lirë” të mërku...
-
Konfirmohet kandidatura e Çekut, garon për kryetar të Prishtinës
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar...
-
Kurti në drekë me pesë ambasadorë, ZKM: Diskutime për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Finlandës ...
-
Plane për dy ura të reja mbi Ibër – a është ky reagimi i Kurtit pasi ndërkombëtarët ia bllokuan hapjen e urës kryesore
Para më shumë se dy viteve nisën diskutimet për hapjen e urës së Ibrit e cila...
-
Amir Rrahmani i shkon në zyre Albin Kurtit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim kapiten...