Lajme

“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 21 January 2025

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ndarë momente nga tubimi zgjedhor i sotëm në qytetin e Vushtrisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka marrë një mbështetje të fuqishme nga qytetarët e këtij qyteti ku edhe nga vjen vetë Krasniqi.

Në disa pamje të publikuara në rrjetin social “Facebook”, Rrezarta Krasniqi shfaqet duke falenderuar qytetarët të cilët mbajnë parulla me numrin e saj kandidues për zgjedhjet e 9 shkurtit.

-Advertisement-

“Faleminderit Vushtrria”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Ndryshe Rrezarta Krasniqi do të kandidojë me numrin 36 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera