Faktet surprizuese/ Farat e domates më të mira se aspirina
Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 23 July 2021
Disa studime klinike, kanë zbuluar se farat e domates përmbajnë një xhel natyral i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij. Kjo substancë që nuk ka as ngjyrë dhe as shije mund të shtohet edhe në ushqime të tjera pa ndryshuar karakteristikat e tyre.
Xheli natyral i farave të domateve është tashmë në përdorim në disa pije dhe lëngje frutash dhe pritet të përdoret edhe në ushqime të tjera. Substanca ka marrë aprovimin e autoriteteve evropiane të shëndetit sipas të cilëve ajo përbën një alternativë më të shëndetshme të aspirinës kundër mpiksjes së gjakut.
Mjekët kardiologë shpesh u rekomandojnë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare të marrin një aspirinë në ditë. Ky medikament është i njohur për përmirësimin e qarkullimin dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut. Megjithatë aspirina ka një efekt anësor të dëmshëm. Pas një periudhe të caktuar, ajo dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulçerës. Sipas informacioneve farat e domates kanë të njëjtin ndikim në qarkullimin e gjakut por pa efekte anësore.
Përmirësimet që ofrojnë farat e domates vërehen që tre orë pas tretjes. Zbulimi i rolit të farave të domates dhe xhelit që ato përmbajnë u krye nga Instituti Rowett, të cilit i referohet AgroWeb.org. Ky institut ka analizuar gjithashtu edhe ndikimin pozitiv të regjimit mesdhetar të ushqyerjes. Disa prej bazave të këtij regjimi ushqimor që është shumë i mirë për zemrën janë: vitamina C, acidet yndyrore Omega-3, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët.
Vlera Të Tjera Të Farave Të Domates
Farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve. Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit sepse përmbajnë shumë fibër. Farat e domateve ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut në mënyrë efikase. Ndërkohë, antioksidantët luftojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.
Me konsumin e farave të domateve, imuniteti përmirësohet ndjeshëm dhe bëhet më pak i brishtë ndaj infeksioneve dhe virozave. Sipas të dhënave, farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalçium. Rrjedhimisht ato rekomandohen për përmirësimin e dendësisë kockore.
Një tjetër përfitim që vjen nga farat e domates është përmirësimi i shikimit dhe shëndetit të syve. Kjo ndodh sepse farat e domates janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A./AgroWeb
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...