Sport

Fadil Vokrri takoi kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 17 January 2018

Ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i FFK-së kishte marrë vendim që pasi të dihen kryetarët e komunave pas zgjedhjeve lokale, FFK-ja t’i vizitojë komunat për të parë gjendjen nëpër stadiumet e Vala Superligës dhe për mundësitë e përmirësimit të tyre, shkruan infokusi.com.

Prandaj në këtë drejtim, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), z. Fadil Vokrri sot vizitoi komunën e Gjakovës ku pati një takim me kryetarin e  Komunës, z. Ardian Gjini.

Kështu, presidenti Vokrri dhe kryetari Gjini biseduan për gjendjen në futbollin e Gjakovës në veçanti për infrastrukturën dhe u pajtuan që në të ardhmen, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ketë një zgjidhje të mirë për klubin e futbollit “Vllaznimi” dhe për klubet e komunës së Gjakovës.

-Advertisement-

Si për koincidencë, sot edhe zyrtarisht mori detyrën e kryetarit të klubit “Vëllaznimi” z. Agim Cana dhe kështu presidenti Vokrri bashkë me kryetarin Gjini  përgëzuan z. Cana për detyrën, duke i uruar punë dhe suksese. Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës nëpër klube është paralajmëruar që në ditët e ardhshme të organizohet një takim i përbashkët  me  12 kryetarët e komunave,  MKRS-së dhe FFK-së. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera