Lajme

Fadil Nura takon prindërit e Faton Hajrizit: Siç e ka shqiptari traditë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 24 July 2024

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka shkuar sot në vizitë prindërve të Faton Harizit i cili është vrarë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë.

“Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Nura./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera