Fadil Geci udhëton për në Hagë, do të dëshmojë për Komunikatën 59 të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 12 October 2024
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës.
Këtë, Ganiu e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, njoftim të cilin ai ia atribuon vëllait tjetër të tyre, Halilit.
Geci tha se dëshmia e vëllait të tij Fadilit do të jetë e hapur ku sipas tij, do ta di e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, e që sipas tij, kjo dëshmi do ta vërtetojë edhe deklaratën e Rexhep Selimit se Komunikatën Nr. 59 e ka shkruar “Polari”, nofkë që familja Geci e përdor për ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Dëshmia e tij do të jetë e hapur, që ta di e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë deklaratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: ‘Pse ke shkruar të pavërteta’, përgjigjja e Polarit ishte: ‘Po du me i shkatrrue plotësisht’”.
“Këtë të vërtetë para Gjykatës duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe kryeministri Kurti që ta dijë se Abedin Rexha ka vdekur, e jo siç thotë ai kinse është vrarë në malet e Kllodernicës”, shkroi Geci, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ish-deputeti i LDK-së tha se për ta zbardhur Komunikatën Nr. 59 është punuar tash e 26 vjet nga ta, teksa tha se pas shkrimit të kësaj komunikate, Fadil Geci kishte shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit aso kohe, dhe sipas tij, për këto takime tash është ftuar nga Gjykata Speciale.
“Ne vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar ne Burojë në shtëpinë e Hashim Thaçit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt”.
“Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaçit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaçit, Gani Thaçin. Tani për t’i sqaruar këto takime rreth kësaj komunikate, vëllanë tonë Fadil Gecin, e ka ftuar Gjykata Speciale”.
“Vlen të theksohet se pas kësaj komunikate, vjen reagimi i Shtabit të Drenicës dhe të gjitha dëshmitë ia kemi dërguar edhe Adem Demaçit dhe Albin Kurtit përmes tre personave që të tre janë gjallë: Rrustem Suhadolli nga Mitrovica, Merita Kajtazi nga Tamniku dhe një person tjetër me mbiemrin Babaj e që për arsye personale, nuk po ia përmendim emrin”, tha Geci në njoftimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Geci i kërkoi edhe kryeministrit Albin Kurti që ta përcjellë dëshminë e Fadilit, e të mos jetë, sipas tij, “propagandues i grupeve Marksiste-Leniniste”.
“Të gjithë ata që kanë ‘marrë në thua’ në ne, kanë përfunduar si është më së keqi. Dikush ka mbetur në Hagë e disa nën hije të mrizit, e disave Zoti i madh ua ka marrë shpirtin pa të keqen e askujt”.
“Dhe për në fund, jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë se afër tri dekada kemi luftua fyt për fyt me tradhtarë, për ta zbardhur të vërtetën, eh pra sot i erdhi dita që të zbardhet e vërteta rreth Komunikatës 59”, thuhet në postimin e Gani Gecit, postim të cilin ai ia atribuon vëllait të tij, Halilit.
Të tjera
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...