Facebook-u përballet me padi që mund ta detyrojnë të shesë Instagram-in dhe WhatsApp-in
Autori: Gazeta inFokus
07:15 | 11 December 2020
Komisioni Federal amerikan i Tregtisë (FTC) dhe pothuajse çdo shtet paditi të mërkurën kompaninë e medias sociale Facebook me pretendimet se ka shkelur ligjin kundër monopoleve, duke kërkuar shitjen e disa zotërimeve të saj. Me paraqitjen e dy padive të ngjashme, Facebook-u bëhet kompania e dytë më e madhe e teknologjisë që përballet me një sfidë të madhe ligjore muajt e fundit.
FTC-ja tha në një deklaratë se do të kërkonte një urdhër gjykate i cili “mes të tjerash do të kërkonte shitjen e kompanive në pronësi të Facebook-ut sikurse Instagram-in dhe WhatsApp-in”. Në ankesën e tij, koalicioni prej 46 shtetesh, përfshirë kryeqytetin e vendit Uashington si dhe ishulli i Guamit, një territor ky amerikan, kërkon që të shpallet e paligjshme blerja e WhatsApp-it dhe Instragram-it nga Facebook-u.
“Për gati një dekadë Facebook-u ka përdorur mbizotërimin dhe fuqinë e tij përmes monopolit për të shtypur rivalët e tij të vegjël, për të shkatërruar konkurrencën, e gjitha në kurriz të përdoruesve”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James. Zonja James tha se kompania përdori shuma të mëdha parash për t’i blerë rivalët përpara se ata të shndëroheshin në kërcënim për dominimin e tregut nga kjo kompani.
Përfaqësues të Facebook-ut bënë të ditur se po shqyrtojnë ankimet e FTC-së dhe të disa shteteve lidhur me shkeljen e ligjit që rregullon veprimtarinë në treg të biznese duke mbështetur konkurrencën në shërbim të konsumatorëve. Kompania tha se qeveria “tashmë dëshiron t’i bëjë gjërat nga e para, pa marrë parasysh ndikimin që do të kishte precedenti në komunitetin e gjerë të biznesit ose tek njerëzit që zgjedhin produktet tona çdo ditë”.
Departamenti amerikan i Drejtësisë paditi në tetor Google Alphabet-in, duke e akuzuar kompaninë me një vlerë në treg prej 1 trilion dollarësh për përdorimin e fuqisë së saj në treg për të eliminuar konkurrencën. Këto padi konsiderohen si çështjet më të mëdha gjyqësore të lidhura me ligjin kundër monopoleve ndër breza, të krahasueshme me procesin gjyqësor kundër Microsoft-it në 1998.
Qeveria federale përfundimisht e zgjidhi çështjen me marrëveshje me Microsoft-in, por lufta e gjatë gjyqësore bëri që kompania të mos shmangte dot konkurrentët dhe besohet se i hapi rrugë rritjes shpërthyese të internetit. Pas njoftimit aksionet e Facebook-ut pësuan fillimisht një rënie prej 3% dhe më pas e mbyllën ditën me një humbje prej 1.7%.

T� tjera
-
Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë
Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka h...
-
Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga preside...
-
Besnik Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vra*sja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh d...
-
Për vetëm 6.40 euro metri katror AKP-ja shet në Fushë Kosovë mbi 11 mijë metra katror tokë bujqësore
Plot 11 mijë e 825 metra katrorë tokë bujqësore në Fushë Kosovë janë shitur n...
-
Babai dyshohet se ngacmoi sek*sualisht vajzën e tij 13-vjeçare, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj...
-
Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës
36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë z...
-
Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15 nëntori pajisjet dimërore bëhen obligative
Nga 15 nëntori deri më 15 mars të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obl...
-
Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plag*osen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Obe...
-
Trump pasi republikanët humën kontrollin e Kongresit: Me gjasë do të gjejmë një zgjidhje me demokratët
Pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka ...
-
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor
Burgu i Fierit ka kryer zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,...
-
10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale
Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit De...






























