Facebook do të ndryshojë emrin: Ç’po ndodh me rrjetin e fuqishëm?
Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 20 October 2021
Facebook po planifikon të ndryshojë emrin duke marrë një emër të ri që fokusohet në metaverse – një hapësirë virtuale në të cilën përdoruesit mund të ndërveprojnë me një mjedis të krijuar nga kompjuteri dhe përdorues të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur The Verge, sipas së cilës ndryshimi i emrit do të shpallet javën e ardhshme.
Ndërsa vetë Facebook tha se nuk preferon të komentojë rreth kësaj çështjeje.
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë Connect, më 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt, thuhet në raportin e The Verge.
Ky ndryshim ka të ngjarë ta pozicionojë aplikacionin e mediave sociale Facebook, si një nga shumë produktet nën një kompani mëmë, i cili gjithashtu do të mbikëqyrë aplikacione si Instagram, WhatsApp, Oculus etj.
Kjo ka ardhur në një kohë kur Facebook përballet me presion të madh pas zbulimeve nga ish-punonjësja France Haugen, e cila tha se kompania kishte vënë “fitimet para njerëzve” dhe se po dëmton fëmijët dhe po destabilizon demokracitë. Haugen foli pas publikimit të një sërë dokumentesh në Wall Street Journal, duke përfshirë shfaqjen e hulumtimeve të brendshme që zbulojnë se 30% e vajzave adoleshente mendonin se Instagrami ndikonte për keq në imazhin që ato kanë për trupin e tyre.
Të tjera
-
Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcel...
-
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferenc...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka miratuar disa projektlig...
-
Haliti kritikon Kurtin: Qëndrimet kundërshtuese ndaj SHBA-së çojnë ujë në mullirin e Serbisë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Ja...
-
Respekt për pejanen, e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici
Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një ...
-
UP hap konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka hapur konkurs për zgjedhje...
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...