“Facabook” dhe “Instagram” do vijnë me ndryshime, përdoruesit mund të fshehin…
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 27 May 2021
Kompanitë e rrjeteve sociale, “Facebook” dhe “Instagram” njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim.
Të dyja platformat do t’i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin ‘like’ (pëlqej) ose thjesht t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i “Instagram”-it, Adam Mosseri.
“Njerëzve do t’ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo“, tha Mosseri në një konferencë për media, raporton AFP.
Ai tha se pret që publikuesit e rinj të kundërshtojnë më shumë këtë masë, pasi ata zakonisht përpiqen të rrisin popullaritetin e tyre, duke treguar se sa njerëz i pëlqejnë postimet e tyre.
“Instagram” e ka testuar këtë opsion prej disa kohësh tashmë.
Gjatë testimit të këtij opsioni u dëshmua se disa njerëz postuan më shumë kur u hoq mundësia për të shfaqur pëlqimet, pasi ndihen se nuk gjykohen nga përdoruesit tjerë, tha Mosseri.
“Fiksimi” pa shifrave të pëlqimeve mund të shihet si status social nga disa njerëz dhe kjo shkakton problem për shëndetin mendor. Disa ekspertë thonë se kërkimi i madh për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.
“Facebook” tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e këtij modeli të fshehjes së pëlqimeve, që është testuar nga “Instagram”, mund të mbështesë mirëqenien e përdoruesve.
Të tjera
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...