F1, Raikkonen shtyn festën e Hamiltonit, fiton Çmimin e Madh të Amerikës
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 22 October 2018
Lewis Hamilton u detyrua të presë të paktën deri garën e ardhshme, pasi përfundoi i treti në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, në Austin të Teksasit gjatë mbrëmjes së të dielës, aty ku triumfi i takoi ferraristit Kimi Raikkonen, i cili arrin kështu fitoren e parë në mbi 5 vite.
Rivali i drejtpërdrejtë për titull i pilotit britanik, Sebastian Vettel përfundoi në vendin e katërt, duke bërë që gara për titullin kampion bote të vendoset me shumë gjasë në Meksikë, fundjavën e ardhshme.
Sa i përket garës amerikane, Max Verstappen me Red Bull përfundoi në vendin e dytë, edhe pse u nis nga vendi i 18.
“Urime Kimi! Punë e mirë edhe ti Max. Kjo ishte më e mira që ne mund të bënim sot këtu, megjithatë ishte bukur që kishin një garë”, tha Hamilton, i cili e nisi nga “pole position” garën në kërkim të fitores së 6 në pistën e Austin.
Raikkonen, fitorja e fundit e të cilit daton prej vitit 2013 në Çmimin e Madh të Australisë, u shfaq si zakonisht: një njeri “i akullt”.
“Sigurisht që jam shumë më i gëzuar sesa thjesht që dola i dyti. Ishte një fundjavë e madhe dhe makina ka qenë shumë e mirë gjatë të gjithë kohës”, tha 39-vjeçari finlandez.
Raikkonen, i cili do të largohet për te Sauberi në fund të sezonit, mori kryesimin në xhiron e parë dhe vijoi më pas me strategjinë dhe taktikën e tij deri në fund, për të rrëmbyer fitoren e 21-të në karrierë. Kjo ishte fitorja e parë pas 113 garash, periudha më e gjatë mes dy fitoreve në historinë e Formulës 1, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga italiani Riccardo Patrese.
Shoku i skuadrës së Hamiltonit, Valtteri Bottas e mbylli garën në vendin e 5-të, përpara Nico Hulkenbergut dhe Sainzit, që të dy me Renault. Esteban Ocon me Force India doli në vendin e 8, ndërsa dhjetëshen e plotësuan Kevin Magnussen me Haas dhe Sergio Perez me Force India.
Të tjera
-
Policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren: Dy persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë
Policia ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në nj...
-
Jakup Krasniqi e Salih Mustafa festojnë ditëlindjen, edhe këtë herë në Hagë
Dy prej krerëve të UÇK-së, Salih Mustafa e Jakup Krasniqi, sot festojnë ditël...
-
Pamje nga momenti kur qytetarët e BeH-së u futën pa viza në territorin e Kosovës
Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e...
-
Nëna në Prishtinë raporton se vajza e saj e mitur është dhunuar nga dy persona
Një grua në Prishtinë ka raportuar se vajza e saj e mitur është dhunuar nga d...
-
BE: Politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën
Bashkimi Evropian (BE) e paralajmëroi të martën Kosovën se do të rrezikonte t...
-
Moti për ditën e parë të vitit 2025
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët...
-
17 vrạsje për një vit në Kosovë
Viti 2024 ka shënuar një rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme në Kosovë, ...
-
Shoferi me G Class e nis vitin mbrapsht, rrokulliset në Prishtinë
Një makinë është rrotullisur në orët e para të Vitit të Ri. Aksidenti ka n...
-
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë në Kosovë, rasti më i rëndë në Prizren
Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve mbrëmë në qyteti...
-
As këtë vit, Osmani s’fali asnjë të burgosur
Në kohën që kalojnë në vuajtje të dënimit, vie një pikë kur vendosin t’i drej...
-
Viti 2025 në Kosovë dyshohet se nisi me tërmet
Dyshohet se ka ndodhur një tërmet në Kosovë. Dyshimet e para janë që epiqe...
-
Me flamur në dorë, një grup i qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina hyjnë për herë të parë pa viza në Kosovë
Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovin...