Sport

F1, Ferrari për Vettel, kontratë 120 mln euro për 3 vjet

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 17 July 2017

Ferrari kërkon të mbajë me çdo kusht Sebastian Vettel në radhët e tij. Piloti gjerman i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, ndërkohë që emri i tij është përmendur shumë kohët e fundit në media për një kalim të mundshëm te Mercedes, zëra që kanë ndezur sinjalet e alarmit te skuderia nga Maranello.

Sipas “Auto Hebdo” në Francë, drejtuesit e “Kokëkuqes” italiane po mendojnë t’i ofrojnë 4 herë kampionit të botës, një kontratë të re 3 vjeçare për një vlerë prej 120 milionë eurosh. Por jo vetëm kaq, gjithnjë sipas “Auto Hebdo”, Vettel duket se u ka vendosur një kusht drejtuesve të Ferrarit; të mbajnë Kimi Raikkonen, kërkesë të cilën drejtuesit e skuderisë italiane janë gati ta plotësojnë.

Në fakt, raportohet se presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne ka rënë dakord që Raikkonen t’i ofrohet finlandezit një rritje të pagës me 5 milionë euro dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes së tij me Raikkonen që ende nuk e ka marrë një vendim për këtë propozim të Ferrarit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera