Lajme

Exit-Polli i Klan Kosovës, ja kush do të jetë kryetar i ri i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 14 November 2021

Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet për balotazh në 21 komunat e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Tashmë ka dalur edhe Exit-Pollit i parë për komunën e Prishtinës, ku në garë janë Arben Vitia i LVV-së dhe Përparim Rama i LDK-së.

Sipas Exit-Pollit të Klan Kosovës, kryetar i ri i kryeqytetit të Kosovës do të jetë Përparim Rama i LDK-së, i cili pritet të marrë 50.59% të votave, kurse Arben Vitia i LVV-së do të marrë 49.05%.

-Advertisement-

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtur me 17 tetor, Arben Vitia kishte dalë i pari duke u votuar nga 36.818 qytetarë apo 42.54%, kurse Përparim Rama u rendit i dyti, duke marrë 25.252 vota apo 29.17%./Gazeta inFokus/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera