Lajme

Exit Poll: Ja sa për qind ka marrë Haki Rugova, e sa Gani Dreshaj!

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 17 December 2017

Rivotimi në Istog, pas anulimit të balotazhit të rregullt, ka përfunduar në orën 19:00, dhe tani ka ngelur vetëm numërimi i votave, për të përcaktuar se kush do të qeverisë me këtë komunë në katër vitet e ardhshme.

Gjatë ditës së votimit në këtë komunë është zhvilluar një Exit Poll i kryer nga ‘HOP’, që e ka udhëhequr sociologu Fisnik Halimi, ka nxjerr fitues kandidatin e LDK’së, Haki Rugova.

Rugova sipas këtij Exit Polli, ka fituar 53.7 për qind të votave, kundrejt Gani Dreshajt të AAK’së, që ka arritur të marrë 46.3 për qind të votave.

-Advertisement-

Ky rezultat është nga sondazhi, ndërsa rezultatet zyrtare pritet të dalin shumë shpejt, pasi numërimi i votave në këto raste kur janë vetëm dy kandidatë është shumë i lehtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera