Sport

Evertoni vendos për Tarashajn

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 26 January 2018

Skuadra e Evertonit po planifikon ta mbajë deri në fund të këtij sezoni sulmuesin Shani Tarashaj, kanë njoftuar të hënën mediumet në Angli.

“Ishte diskutuar huazimi i Shani Tarashajt, por ai vendosi të mbetet tek Evertoni. Ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit”, njoftoi “liverpoolecho.co.uk”.

Tarashaj 22-vjeçar te Evertoni u transferua në janarin e vitit 2016. Deri në qershorin e vitit 2016, reprezentuesi i Zvicrës qëndroi te Grasshoppersi.

-Advertisement-

Në qershor të vitit 2016, Tarashaj u huazua te Eintracht Franfkurti, por u kthye tek Evertoni për rehabilitim pas një lëndimi të pësuar në gju.

Me skuadrën e Evrtonit ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Për Evertonin ende nuk ka debutuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera