Lajme

Evakuohen mijëra persona pas vërshimeve në Francë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 10 August 2018

Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1,600 personave, shumica prej tyre që janë vendosur nëpër kampe, kanë njoftuar zyrtarët.

Ata po ashtu kanë njoftuar për zhdukjen e një burri gjerman 70 vjeçar, i cili ishte duke drejtuar fëmijët në njërin nga kampet.

Zonat më të prekura nga vërshimet janë, Gard, Ardèche dhe Drôme.

-Advertisement-

Më shumë se 400 zjarrfikës, policia dhe helikopterët janë angazhuar në këtë pjesë.

Përmbytjet kanë ardhur pasi jugu i Francës dhe pjesa më e madhe e Evropës janë përballur me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar përmes një deklarate se gjashtë departamente janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera