Lajme

“Evakuimi është pothuajse i pamundur”, mbeten të bllokuar 5000 ukrainas në postbllokun e Zaporizhzhia

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 26 July 2022

Një pikë kontrolli ruse në rajonin juglindor të Zaporizhzhia është bërë e vetmja mënyrë relativisht e sigurt për ukrainasit që të përpiqen të largohen nga zonat e pushtuara jugore për në territorin e mbajtur nga ukrainas.

Por videot e fundit që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë se automjetet e kanë të pamundur të kalojnë.

Kryebashkiaku i Melitopol (territor i pushtuar nga Rusia), Ivan Fedorov tha në televizionin ukrainas të martën se “evakuimi nga territoret e pushtuara është problemi më i madh. Evakuimi është pothuajse i pamundur sot”.

-Advertisement-

Ai shpjegoi se njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga territoret e pushtuara të Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk përmes pikës së kontrollit në Vasylivka, me disa që ishin në rrugë për shtatë ditë, duke fjetur në makinat e tyre.

“Sot aty janë mbledhur më shumë se 5000 njerëz, mbi 1200 vetura”, tha Fedorov.

Sipas CNN, ai raportoi vdekjen e pesë personave që prisnin të largoheshin ditët e fundit, por pa shpjeguar shkakun e vdekjes.

“Njerëzit nuk mund të shkojnë as të blejnë ushqim për veten e tyre. Kushti i vetëm me të cilin rusët i lejojnë njerëzit të shkojnë për të blerë ushqime në qytet është t’i lënë të gjitha dokumentet (pasaportë, patentë, etj.) dhe pastaj t’i mbledhin kur të kthehen”, u shpreh Fedorov.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera