Eurovision 2026 nis mes festës dhe tensioneve politike, pesë shtete bojkotojnë konkursin
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 12 May 2026
Edicioni i 70-të i Eurovisionit nis këtë javë në Vjenë, ku gjysmëfinalet dhe Finalja e Madhe pritet të mbledhin miliona shikues nga e gjithë bota, mes atmosferës festive, por edhe tensioneve politike që kanë shoqëruar konkursin muzikor evropian.
I njohur si spektakli më i madh muzikor në Evropë, Eurovisioni këtë vit po përballet me një nga debatet më të mëdha të viteve të fundit, pasi Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë vendosur të bojkotojnë garën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.
Mungesa e Spanjës konsiderohet veçanërisht e rëndësishme për organizatorët, duke qenë se vendi është një nga kontribuuesit kryesorë financiarë të konkursit dhe pjesë e shteteve që kualifikohen automatikisht në finale.
Kontestet janë thelluar edhe më tej pas raportimeve se një agjenci shtetërore izraelite dyshohet të ketë zhvilluar një fushatë reklamuese online me synim ndikimin e votimeve të publikut.
Si përgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka vendosur kufizime të reja, duke ulur numrin maksimal të votave për person nga 20 në 10 dhe duke ndaluar promovimet politike apo institucionale nga palë të treta gjatë konkursit.
Pavarësisht polemikave, interesimi për Eurovisionin mbetet shumë i lartë. Organizatorët bëjnë të ditur se rreth 95 mijë bileta janë shitur për nëntë shfaqjet e planifikuara në Vjenë, ndërsa fansa nga mbi 70 vende kanë mbërritur në Austri për të ndjekur nga afër festivalin.
Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 12 maj me pjesëmarrjen e 17 shteteve, ndërsa më 14 maj zhvillohet gjysmëfinalja e dytë me 18 vende konkurruese. Nga secila natë do të kualifikohen nga 10 shtete për Finalen e Madhe të 16 majit.
Ndër favoritët e këtij viti përmendet Finlanda, ndërsa kënga “Nan” nga Alis, përfaqësuese e vendit tonë në gjysmëfinalen e dytë, vlerësohet si një prej këngëve me gjasa reale për të siguruar një vend në finale.
Eurovisioni do të transmetohet drejtpërdrejt nga transmetuesit publikë pjesëmarrës, si dhe online përmes kanalit zyrtar të konkursit në YouTube.

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...
-
“Blloqet e KEK-ut bien pikërisht kur energjia blihet me çmime marramendëse”, Ejupi ngre dyshime të forta për mafien energjetike
Analisti politik, Burim Ejupi, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ndodhin n...
-
E qëlloi viktimën në prani të gruas dhe vajzës së tij të mitur, Prokuroria deklarohet për vra*sjen në Suharekë
Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me rastin e rëndë që ...
-
Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë
Importi i qumështit dhe produkteve të tij në Kosovë ka shënuar rritje masive ...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite edhe Buxheti për vitin 2027
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, duke fi...
-
20 kandidatë iu nënshtruan testit me shkrim sot për gjyqtarë në Kushtetuese, intervista mbahet me 27 nëntor
Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar për testin me shkrim që është mbajtur sot për ...































