Eurostat ndihmon Kosovën në Vlerësimin e Sistemit Statistikor
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 July 2017
Në Agjencinë e Statistikave të Kosovës gjatë kësaj jave është kryer procesi i vlerësimit të Sistemit Statistikor të Kosovës përmes qasjes “Peer Review”. Ekipi profesional i përcaktuar nga Eurostati ka qenë i përbërë nga tre ekspertë: Jean-Michel Durr (udhëheqës i ekipit, Francë), Peter Hackl (Austri), Marius Anderson (Eurostat); si dhe dy vëzhgues: Veneta Boneva (Eurostat) dhe Maldi Dema (INSAT, Shqipëri).
Vlerësimi i Sistemit Statistikor Evropian “Peer Review” është proces i rregulltë në vendet e BE-së, ndërkohë që tani ka filluar edhe në vendet në zgjerim. Në Kosovë, është zhvilluar për herë të parë nga data 24 – 28 korrik. Ndërkaq, përgatitjet kanë filluar për më shumë se dy vjet më parë.
Ky proces shënon arrtitjen më të madhe të Statistkave Zyrtare të Republikës së Kosovës, në kuadrin e vlerësimit profesional ndërkombëtar, nga ekspertë të njohur evropianë. Në këtë rast, Sistemi Statistikor i Kosovës është vlerësuar sipas 15 Parimeve të njohura nga Kodi i Praktikës së Statistikave Evropiane.
Kështu, gjatë këtyre ditëve, ekipi “Peer review” ka pasur takime të veçanta me menaxhmentin dhe stafin e ASK-së, me punonjësit e rinj të ASK-së, si dhe me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Ministrinë e Financave, po ashtu si prodhues të statistikave zyrtare.
Nga metodologjia e caktuar, është kërkuar që Ekipi “Peer review” të ketë takime edhe me palët e tjera të interesit, që janë pjesë e Sistemit Statistikor të Kosovës, qoftë si shfrytëzues qoftë si sigurues të të dhënave statistikore.
Takimet janë zhvilluar edhe me përdoruesit kryesorë të statsitikave zyrtare, siç janë përfaqësuesit nga Kuvendi i Kosovës, ministritë dhe instritucionet e tjera publike dhe private. Pastaj, me ofruesit e të dhënave administrative, siç janë: ATK, Dogana, Ministria e Punëve të Brendshme, MASHT, Gjykata e Kosovës, si dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqëisë dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.
Takime të veçanta Ekipi “Peer review” ka pasur edhe me përfaqësuesit e mediave, me komunitetin shkencor nga Universiteti i Publik “Hasan Prishtina” – Fakultetit i Bujqësisë dhe Instituti GAP, si dhe me organizatat ndërkombëtare UNICEF dhe SIDA.
Rekomandimet do të jepen në Raportin final nga ky Vlerësim, qëdo të jetë edhe faza përfundimtare e këtij procesi.
Procesi “Peer review” do ta ndihmojë zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të Sistemit Statistikor të Kosovës në përgjithësi dhe sidomos Agjencinë e Statistikave të Kosovës në veçanti.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...