Europol operacion në 27 shtete, mbyll mijëra faqe interneti me përmbajtje pirate

Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 29 November 2022
Një operacion i gjerë i Europol në 27 shtete përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën ka rezultuar në mbylljen e 12500 faqeve online.
Të gjitha këto faqe ofronin mallra të falsifikuara ose të piratuara . Në njoftimin e Europol thuhet se problemet kryesore në faqet online vazhdojnë të jenë shkeljet e pronësisë intelektuale në markat tregtare, si dhe në përmbajtjet me të drejta autori dhe shërbimet e transmetimit të filmave, dhe platforma të tjera.
Si pasojë agjencitë e zbatimit të ligjit në disa kontinente kanë mbyllur më shumë se 12 mijë faqe interneti, kanë shkëputur 32 serverë të përdorur për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme për më shumë se 2 mijë kanale televizive dhe kanë mbyllur 15 dyqane online që shesin produkte të falsifikuara në faqet e mediave sociale.
Hetuesit gjithashtu sekuestruan më shumë se 127 mijë produkte të falsifikuara si rroba, ora, këpucë, aksesorë, parfume, pajisje elektronike dhe celularë me vlerë më shumë se 3.8 milionë euro.
Gjatë operacionit, u lëshuan 10 urdhra kontrolli dhe 14 persona u ndaluan. Në një aksion specifik, Policia spanjolle zbuloi se i dyshuari kryesor fitonte deri në 150 mijë euro në muaj dhe jetonte një mënyrë jetese luksoze në një shtëpi luksi , me makina të shtrenjta dhe pushime ekstravagante në të gjithë botën.
Rrjeti kriminal thotë Europol iu përkushtua marketingut në shkallë të gjerë dhe shpërndarjes së përmbajtjes audio-vizuale pirate në internet.
Rezultatet e këtij operacioni shërbejnë si një këmbanë alarmi për të qenë tepër të kujdesshëm kur bëni blerje në internet për të shmangur blerjen e produkteve të falsifikuara përmes platformave të paligjshme.
Të tjera
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...
-
Imami Labinot Maliqi pritet në takim nga kryetari i Prishtinës
Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është pritur në takim nga kryetari i...
-
Diplomati shqiptar: Vihet re një ngërç në marrëdhëniet Kosovë – ShBA
Diplomati nga Shqipëria Arben Çejku ka thënë se është e dukshme se marrëdhëni...
-
Evropa ia ndali Rusisë eksportet e naftës, a do të rriten çmimet pas vendimit
Evropa po bën një hap tjetër të madh drejt ndërprerjes së lidhjeve të saj ene...