Lajme

Europa ‘vuan’ për gaz, Putini bën përjashtime për Vuçiqin: E kemi aleat të ngushtë

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 24 March 2022

Presidenti Vladimir Putin deklaroi një ditë më parë se gazi rus do të blihet vetëm me rubla dhe jo me euro apo me dollarë.

Putin deklaroi se do t’iu kërkojë vendeve të shpallura ‘armike’ (pasi këto të fundit sanskionuan Rusinë) që ta blejnë gazin rus vetëm me monedhën e vendit, rublën.

Por, ndërsa shtetet armike janë penalizuar, me Serbinë ka ndodhur e kundërta. Putin ka vendosur ta favorizojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke lejuar që Serbia ta blejë gazin rus me monedhën e vet.

-Advertisement-

“Serbia është një aleat i ngushtë rus. Bën përjashtim”, mësohet të ketë thënë nga Kremlini, raporton Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera