Lajme

Europa Nostra pas vizitës në Kosovë: Manastiri i Deçanit duhet të ruhet nga KFOR-i 24/7

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 13 July 2022

Pas vizitës së realizuar në Kosovë, organizata Europa Nostra kanë thënë se është ende e nevojshme që Manastiri i Deçanit të ruhet nga KFOR-i 24 orë në shtatë ditë të javës, raporton Kossev.

Sipas kësaj organizate një gjë e tillë është e nevojshme “për shkak të sfidave komplekse të sigurisë”.

Derisa kanë konfirmuar se zyrtarët e institucioneve të Kosovës u kanë prezantuar planin e ri të Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e problemeve të trafikut në afërsi të Manastirit, si dhe kanë paralajmëruar një raport gjithëpërfshirës me një sërë rekomandimesh në vjeshtë.

-Advertisement-

Për vizitën në Kosovë nga Europa Nostra kanë thënë se çështja kyçe ka qenë futja e Manastirit të Deçanit në listën e shtatë vendeve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021 si dhe opsionet për përmirësimin e situatës.

Ata gjithashtu kanë treguar edhe arsyet pse ka ndodhur një vlerësim i tillë.

“Së pari, ende nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare nga të gjitha palët në lidhje me pasojat e shkaktuara nga planet për rritjen e trafikut në dhe rreth Zonës së Mbrojtjes së Veçantë të Manastirit të Deçanit, si dhe për ndërhyrjet e tjera të paralajmëruara, siç është projekti për breg lumi, i cili mund të ndikojë negativisht në mjedisin natyror të manastirit, i cili konsiderohet pjesë përbërëse e vlerës së tij të jashtëzakonshme të trashëgimisë”, thuhet në njoftim.

Si arsye tjetër ata përmendin pikërisht faktin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2016, me të cilin manastiri i konfirmoi pronësinë e 24 hektarëve tokë, ende nuk është zbatuar.

Ata saktësuan se kjo cenon shtetin ligjor dhe sigurinë juridike të manastirit dhe tokave përreth.

Sa i përket sigurisë nga Europa Nostra tani thotë se “për shkak të sfidave komplekse të sigurisë, manastiri duhet të ruhet ende nga pjesëtarët e KFOR-it 24/7”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera