Sport

Europa League, UEFA “blindon” stadiumin e “miqve” në Stokholm

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 24 May 2017

Në “Manchester Arena” shpërtheu ferri, për një shfaqje masive që mblodhi mijëra njerëz. Përballë mundësisë së përsëritjes së një tjetër akti terrorist, Europa vendoset në shtetrrethim.

Atentati në Manchester ka ndezur sinjalet e alarmit në Stokholm, ku do të zhvillohet finalja e 24 majit për Europa League, mes Manchester United dhe Ajax.

UEFA deklaroi se ka nisur bashkëpunimin me autoritetet suedeze, për të rritur edhe më shumë masat e sigurisë në prag të kësaj sfide mjaft të rëndësishme në futbollin kontinental.

-Advertisement-

“UEFA është e tronditur nga sulmi terrorist në Manchester dhe mendimi ynë shkon për familjarët e viktimave. Aktualisht nuk kemi informacione për planifikimin e sulmeve të mundshme për finalen e Europa League në Stokholm. Prej muajsh po punojmë ngushtë me autoritetet e Federatës suedeze të Futbollit, pasi rreziku i sulmeve të tilla është marrë parasysh që në fillim të projektit. Për më tepër, masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në Stokholm, pas sulmeve që ndodhën në muajin prill”, thuhet në njoftimin e qeverisë së futbollit europian.

UEFA u bëri thirrje tifozëve, që ditën e ndeshjes në “Friends Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja, të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi janë parashikuar kontrolle të imtësishme, që mund të shkaktojnë vonesa të hyrjes së tyre në impiant.

“Friends Arena” ka një kapacitet prej 51 mijë tifozësh dhe konsiderohet si një kryevepër arkitekturore mes stadiumeve europiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera