Europa League rikthehet me sfida intriguese, spikasin Roma-Gladbach dhe Celtic-Lazio
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 24 October 2019
Europa League rikthehet këtë të enjte me raundin e 3-të të ndeshjeve në grupe. 24 sfida golat e të cilave do të keni mundësi ti ndiqni të gjithë live në kanalin Supersport 5 aty ku do të transmetohen “Golat direkt”, por në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe 6 sfidat më të rëndësishme të ditës.
Në orën 18:55 sfida më interesante do të luhet në kryeqytetin e Italisë dhe është ajo mes vendasve të Romës dhe gjermanëve të Borussia Moenchengladbach.
Pas 2 ndeshjeve të para në grupin J, Roma kryeson me 4 pikë ndërsa skuadra që pozicionohet në vendin e parë të Bundesligës ka zhgënjyer deri tani duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 2 ndeshje.
Megjithatë duke patur parasysh mungesat e verdhekuqëve të Fonsecas dhe sfidën ndaj Milanit në fundjavë, Gladbach sot i ka të gjitha mundësitë për të fituar brenda në Olimpico dhe për të barazuar Romën në kuotën e 4 pikëve.
Transfertë delikate për Manchester United ndaj Partizanit të Beogradit në grupin L. Djajtë e Kuq do të tentojnë ta fitojnë këtë sfidë për të mbyllur sa më shpejt çështjen e kualifikimit.
Në orën 18:55 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën Porto-Rangers e vlefshme për grupin G, një prej grupeve më të balancuara pasi të gjitha skuadrat në këtë grup kanë nga 3 pikë.
Në orën 21:00 vëmendja më e madhe do të jetë në Glasgoë aty ku Celtic pret Lazion e Simone Inzaghit dhe Thomas Strakoshës. Skuadra skoceze kryeson grupin E me 5 pikë ndërkohë që bardhekaltrit kanë vetëm 3 pikë.
Në grupin F, Arsenali do të synojë të mposhtë në Emirates, portugezët e Guimaraes që nuk kanë asnjë pikë, pasi me një sukses do të siguronte praktikisht edhe kualifikimin, edhe pse akoma jo matematikisht.
Getafe-Basel është një tjetër takim që meriton vëmendje pasi spanjollët kryesojnë grupin C me pikë të plota ndërkohë që zviceranët pozicionohen të dytët me 4 pikë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...