Sport

Europa League

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 19 June 2017

Nga Nioni i Zvicrës u hodh edhe shorti për turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin europian, Europa League, aty ku këtë sezon do të marrin pjesë ekipet shqiptare të Partizanit, Skënderbeut dhe Tiranës, si fituese e Kupës së Republikës së Shqipërisë.

Risia këtë vit është ndarja e ekipeve pjesëmarrëse në 10 grupe me nga 10 skuadra, nga të cilat 5 konsiderohen si koka shorti dhe 5 të tjerat më pak të vlerësuara në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.

Tirana do të luajë ndaj izraelitëve të Maccabi Tel Avivit, Partizani kundër Botev Plovdiv të Bullgarisë, ndërsa Skënderbeu me andorrasit e Sant Julia.

-Advertisement-

Shkëndija e Tetovës do të luajë ndaj moldavëve të Dacia Chisinau, kurse Prishtina me Norrkopingun e Suedisë.

Ndeshjet e para të turit të parë kualifikues për këtë kompeticion do të zhvillohen më 29 qershor, ndërsa takimet e kthimit më 6 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera