Sport

Euroliga e basketbollit, Fenerbahçe shpallet kampion

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 22 May 2017

Fenerbahçe rishkruan historinë në basketbollin europian. Skuadra turke arriti të triumfojë në Stamboll, pasi mundi në finale skuadrën greke të Olympiacosit, 80-64, duke u shpallur kampione e kontinentit në Euroleague.

Fillimi i sfidës ishte mjaft i mirë për Fenrebahçen, që mori menjëherë kryesimin me rezultatin 13-6. Olympiacos u përpoq që të qëndrojë në lojë me Spanoulis, por turqit e Obradoviç duket se kishin një marsh më shumë dhe e mbyllën periodën e parë 26-18.

Në periodën e dytë u pa një Olympiacos më i motivuar, që arrinte t’i kundërpërgjigjej lojës së kundërshtarit. Skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 39-34, në favor të Fenerbahçes.

-Advertisement-

Ekuilibri në lojë mes skuadrave vijoi edhe në fillimin e periodës së tretë, me Olympiacos që nuk e lejonte skuadrën kundërshtare të shkëputej.

Gjithsesi, Fenerbahçe ishte gjithnjë në krye dhe, me kalimin e minutave, arriti të regjistrojë avantazhin më të madh të ndeshjes me rezultatin 57-44. Pas kësaj, gjithçka u bë më e lehtë për turqit, që e çuan diferencën me grekët deri në 18 pikë, për të administruar pa shumë probleme këtë avantazh dhe për të mbyllur përfundimisht sezonin e Euroleague, me ngritjen e trofeut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera