Eurodeputetja kërkon drejtësi për gratë viktima të dhunës gjatë luftës
Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 15 June 2017
Anëtarja e Parlamentit Evropian, britanikja Ward, bën thirrje që të ndihmohen gratë viktima gjatë luftës në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Eurodeputetja Julie Ward ka kërkuar që gratë viktima të dhunës gjatë luftës 1998-’99 në Kosovë mos të paragjykohen, por të aktivizohen në shoqëri.
Ajo gjithashtu ka apeluar tek Qeveria e Kosovës që ta zbatojë Ligjin për Kompensimin e Grave dhe Vajzave Viktima.
Anëtarja e Parlamentit Evropian, britanikja Ward, në një intervistë dhënë për “Zërin” ka thënë se liderët e Kosovës duhet të punojnë shumë dhe shpejt për t’i përkrahur viktimat seksuale të dhunës, kurse liderët serbë duhet të kërkojnë falje për krimin ndaj tyre.
Ward ka thënë se zëri i tyre do të përçohet edhe në Parlamentin Evropian për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.
Dhe këtë ka premtuar se do ta bëjë personalisht.
Interesimi i saj për t’i përkrahur këto viktima është përqendruar sidomos për zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave.
Veprimin e Parlamentit të Kosovës për ligjin për t’i verifikuar dhe kompensuar këto viktima e quan të vonshëm, megjithëkëtë fton institucionet e Kosovës që të veprojnë përkundër sfidave dhe ta zbatojnë ligjin.
“Jam munduar që të ngre zërin për gratë në përgjithësi, e sidomos për gratë në Kosovë që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës. Këtë herë nuk kam pasur shumë kohë që të shkoj dhe t’i takoj. Por unë isha në Drenas dhe aty takova gra që janë viktima dhe që janë të gatshme t’i ndërtojnë jetët e tyre dhe gjithashtu nuk ngurojnë të flasin për eksperiencën e tyre dhe kjo është më e rëndësishme, sepse unë e kuptoj stigmatizimin dhe turpin ndaj këtyre grave në këtë vend dhe se është shumë e vështirë të flasësh për diçka të tillë. Ato ndihen të turpëruara para burrave të tyre, para vëllezërve të tyre”, thotë Ward
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...