Lajme

Eurodeputeti austriak kritikon masat e BE-së për Kosovën: Po injorohet që provokimet erdhën nga Vuçiqi

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 29 June 2023

Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder, ka reaguar për masat e planifikuara të BE-së kundër Kosovës.

Sipas tij masat janë të gabuara dhe po injorohet fakti se provokimet erdhën nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiq i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë”.

-Advertisement-

Tutje ai tha se nuk është e pranueshme që të heshtësh për Serbinë e të mbash përgjegjëse Kosovën për de-eskalim.

Ai tha se “Një proces serioz i dialogut duhet të marrë masa të qarta ndaj Serbisë.”

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera