Sport

EURO 2024 rikthehet me gjysmëfinalen e zjarrtë Spanjë-Francë

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 09 July 2024

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’, rikthehet sonte me gjysmëfinalen e parë.

Spanja dhe Franca do të ballafaqohen në një duel që pritet të sjellë sfidë dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë trofeun e këtij Evropiani, garë kjo që tashmë ka hyrë në fazën përfundimtar dhe më të zjarrtë.

‘Furia e Kuqe’ në çerekfinale eliminoi nikoqirin e EURO 2024, Gjermanin (2-1), derisa ‘Gjelat’ eliminuan Portugalinë pas penalltive.

-Advertisement-

Spanjollët kanë treguar formë të lartë në këtë Evropian, derisa forma e francezëve është në rritje, andaj dueli mes këtyre dy skuadrave parashikohet të sjellë një ndeshje joshëse.

Ndeshja Spanjë-Francë fillon në orën 21:00.

Kujtojmë së në gjysmëfinalen tjetër që luhet nesër mbrëma do të ballafaqohen Holanda dhe Anglia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera