Lajme

EULEX-i do të qëndroj në Kosovë edhe 2 vite?

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 30 May 2018

EULEX-i do të jetë i pranishëm në Kosovë edhe dy vjet, të paktën.
Klan Kosova mëson se BE-ja tashmë e sheh si punë të kryer vazhdimin e misionit të vet për sundim të ligjit, deri më 2020.

Madje, Brukseli e mirëpret këtë zhvillim edhe në draft-dokumentin e rekomandimeve të Këshillit të BE-së për Kosovën, që pritet të publikohet muajin tjetër.

“Këshilli mirëpret marrëveshjen e arritur për vazhdimin e misionit të EULEX-it deri në qershor 2020”, thuhet në këtë draft, një kopje të të cilit e ka siguruar Klan Kosova.

-Advertisement-

Po ashtu, në lidhje me këtë, Këshilli i BE-së i kërkon Kosovës të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë dhe efektivisht me EULEX-in në mënyrë që ky mision ta përfundojë në mënyrë të plotë mandatin e vetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera