Lajme

EULEX: Familjet e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 27 April 2023

Në Ditën Kombëtare të Kosovës të Personave të Zhdukur, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)  e ka rikonfirmuar përkushtimin dhe obligimin e tij për ta mbështetur përmbushjen e të drejtës së familjeve të 1,621 personave të zhdukur për ta ditur të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre.

Për ta bërë këtë, EULEX-i dhe OJQ Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZH) janë duke i organizuar një varg sesionesh informuese në mbarë Kosovën me anëtarët e familjeve të personave të zhdukur nga lufta e Kosovës dhe pas saj.

Në njoftimin e lëshuar nga EULEX thuhet se këto sesione të ndërmjetësuara nga QBPZH-ja shërbejnë si një platformë për të afërmit e personave të zhdukur dhe ekspertët e EULEX-it që të diskutojnë hapur mandatin e kaluar dhe aktual të Misionit, punën e ekspertëve të ndryshëm të mjekësisë ligjore, sfidat kryesore me të cilat përballen ekspertët e mjekësisë ligjore gjatë kërkimit për personat e zhdukur, si dhe mbështetjen të cilën ua jep EULEX-i homologëve të tij vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për gjetjen, identifikimin dhe dorëzimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre.

-Advertisement-

Antropologia Forenzike e EULEX-it, Luisa Marinho, tha se që nga fillimi i mandatit të tij, ekspertët e EULEX-it kanë kryer 725 operacione në terren dhe 197 zhvarrime, të cilat kanë rezultuar në identifikimin e 332 personave të zhdukur.

“Këto shifra nuk kanë shumë rëndësi për ata që nuk i kanë gjetur ende të dashurit e tyre. Megjithatë, ato flasin për punën e bërë deri më tani dhe janë tregues i përkushtimit tonë për ta vazhduar këtë punë në mënyrë që t’u japim disa përgjigje familjeve të personave të zhdukur”, përfundoi Marinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera