Lajme

“EULEX-i dështoi në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 30 June 2018

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci shprehet i pakënaqur me punën dhjetëvjeçare të misionit të EULEX-it në Kosovë, pasi ishte një mision shumë i shtrenjtë, i cili është dashur të përfundojë më shumë raste të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Këto komente Peci i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit ka pasur pak suksese në përfundimin e rasteve të tilla.

“Çka më ka penguar në këtë mision, që ua kam thënë edhe atyre, ka qenë mandati i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Këta të fundit kanë qëndruar ndoshta një vit, kanë përfunduar mandatin dhe rasti i cili është nisur ka mbetur në gjysmë. Si pasojë e mandatit janë stërzgjatur procedurat, sepse ligji e parasheh që si të ndërrohet trupi gjykues rasti të nisë nga fillimi. Këtë e kam konsideruar si një mangësi të këtij misioni dhe atyre që kanë menduar se kanë për të ndihmuar në Kosovë”, ka potencuar Peci.

-Advertisement-

Ai ka pranuar se rasti i Xhabir Zharkut është një mesazh i keq për drejtësinë vendore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera