Sport

Etrit Berisha tregon prapaskenën e madhe e penalltisë së Dybalas

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 02 October 2017
Nga djall në shenjtor brenda pak minutave, por Etrit Berisha ka ditur që të korrigjojë gabimin e tij në rastin e golit të parë, me pritje e penalltisë ndaj Paulo Dibalës, në minutat e fundit, e cila shmangu disfatën e Atalantës.
“E meritonim pikën e marrë, sepse ditëm që të ringrihemi kundër Juventusit, nga 0-2 në 2-2. Kishim përballë ekipin më të fortë në Itali dhe ditëm ta vëmë në vështirësi”, – bëri hyrjen e tij portieri i Kombëtares së Shqipërisë.

Si ndihesh kur i pret penallti Dibalës?

E vendosa në momentin e fundit. Edhe pse e kam studiuar sesi ai i godet penalltitë, ishte shumë e vështirë, por prita deri në fund dhe mundova ta mbyllja hapësirën me topin.

Goli i parë ishte përgjegjësi e juaja…

-Advertisement-

E pashë topin vetëm në sekondën e fundit dhe mbeta në dyshim, nëse ta bllokoja apo ta shtyja. Gabova dhe topi më rrëshqiti.

Si e sheh një portier përdorimin e teknologjisë në fushë?

Shpenzohet shumë kohë në fushë. Sipas meje tani e në vazhdim duhet të përshtatemi me këtë risi, thjesht që duhet të shpejtohen kohët e marrjes së vendimit.

Si është t’i presësh një penallti një lojtari që nuk kishte gabuar kurrë?

Shumë bukur, sepse realisht Dibala nuk kishte humbur asnjë në Serinë A. Por më e rëndësishme për ne ishte që të merrnim një pikë ndaj skuadrës që dominon në Itali prej vitesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera