Lajme

Estonia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 01 July 2017

Estonia merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

”Estonia është një ndër vendet simbolike që ka lënë prapa komunizmin duke u shndërruar në model për rajonin”, deklaroi dje presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

”Ajo është shndërruar në një shtet shembull për gjithë evropianët. Ne mund të themi se ky shtet është lider në fushën e teknologjive të internetit në nivel global”, theksoi ai.

-Advertisement-

Estonia, që është në pozita kryesuese në fushën digjitale në Evropë, edhe me marrjen e kryesisë së Këshillit Evropian do të fokusohet në zhvillimin teknologjik.

Qeveria e Estonisë publikoi programin e Këshillit Evropian, të cilin do ta drejtojë nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2017, ku theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të të dhënave.

“Evropa duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe duhet të përfitojë nga këto potenciale. Kjo do të ndihmojë qytetarët në jetën e tyre të përditshme dhe sjell dobi të madh për bizneset dhe shtetet anëtare”, thuhet në program.

Estonia, ku ndodhet edhe Qendra e Ekselencës Kibernetike të NATO-s, do të angazhohet lidhur me sulmet e mundshme kibernetike.

Estonia e mori presidencën nga Malta (janar-qershor 2017) dhe do t’ia dorëzojë Bullgarisë (janar-qershor 2018).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera