Lajme

Eskalon protesta në Korçë, Edmond Spaho përplaset me policinë

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 11 March 2022

Është përshkallëzuar protesta për rritjen e çmimeve në Korçë.

Deputeti i Rithemelimit të PD, Edmond Spaho është përplasur me efektivët e policisë.

Protesta e qytetarëve të Korçës nisi paraditen e sotme, ndërsa ka pasur edhe bllokim të rrugëve. Revoltës së qytetarëve i janë bashkuar edhe dy deputetë të grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho dhe Serina Koti.

-Advertisement-

Në një moment, Spaho është përplasur me policët. Sakaq, qytetarët e Korçës ka paralajmëruar vijimin e protestave.

Kjo është dita e tretë e protestave në vend. Sot, protesta në Tiranë do të vijojë sërish në orën 17:00 përpara Kryeministrisë, ndërsa ditën e nesërme është paralajmëruar më masive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera