-Advertisement-
Është pajtuar me motrat Berisha? Reagon Klea Prenga - Infokus
-Advertisement-
Rozë

Është pajtuar me motrat Berisha? Reagon Klea Prenga

14:28 | 17 October 2024 Autori: Infokusi

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, janë vetëdorëzuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Shkak i dhunës së rëndë nga motrat Berisha është një marrëdhënie mes bashkëshortit të Marielës me blogeren e njohur.

Lidhur me vetëdorëzimin e motrave Berisha në polici është aluduar për një pajtim të mundësh mes vajzave dhe heqjen e kallëzimit në polici të Kleas. Për këtë vetëm pak më parë Klea ka reaguar në rrjete sociale se nuk ka ndodhur asnjë pajtim dhe se kërkon drejtësi të plotë për dëmet fizike dhe psikologjike që i janë shkaktuar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Nga: Infokusi
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

më shumë lajme