Rozë

A është kjo arsyeja e mosprezencës së Majlindës në dasmën e Getit mbrëmë? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 11 September 2017
Prezent në dasmën e mikut e kolegut të tij, ishte padyshim reperi i njohur Majk, të cilin nuk kemi rast ta shohim asnjëherë të veshur aq elegant.

Meqë të gjithë, shkuan si të ftuar në çift, përfshirë këtu edhe reperin Onat, edhe Majk do duhej të ishte vetë i dyti, por kjo nuk ndodhi, shkruanKosovarja

Raporti me të dashurën Majlinda Zeka, thuhet të jetë përmirësuar, aq sa djali i tyre Roani po i bën çdo herë e më të afërt me njëri-tjetrin.

Por, ky afrimitet, nuk u dëshmua mbrëmjen e djeshme, duke lënë të nënkuptohet se nuk po marrin guximin, për t’u shfaqur edhe njëherë publikisht sëbashku.

-Advertisement-

Apo, mund të jetë Roani i vogël, arsyeja e mos prezencës së saj?

Gjithsesi, Majk i shoqëruar vetëm nga miqtë e tij, ndoshta mund ta ketë ndier sado pak mungesën, edhe pse publikimet e tij në Instagram, mbrëmjen e kaluar, nuk e shprehnin të njëjtën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera