Lajme

“Është çështje ekzistenciale për policët, jo pozitë-opozitë”, thotë Hoti

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 19 October 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se vendimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta bojkotuar seancën ku po diskutohet për policinë, është e pashëndetshme për jetën parlamentare në vend.

Ai ka theksuar se kjo pikë nuk duhet të ishte çështje ballafaqimi midis pozitës dhe opozitës.

“Është çështje ekzistenciale për 7,000 familje të policëve. Qysh ia shpjegon këtë policit që e çon në veri dhe shtesën nuk ia qet. Nuk ka kuptim kjo sjellje”, është shprehur Hoti.

-Advertisement-

Sipas Hotit, shtesat e rrezikshmërisë, sigurimi shëndetësor dhe pensionimi i parakohshëm nuk do të duhej të refuzoheshin.

“Është shqetësuese që hyni në vitin e katërt të qeverisjes dhe keni menaxhuar me 8.63 miliardë. Ku kanë shkuar këto para?”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera