Lajme

Escobari kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 20 June 2023

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi.

Këtë ai e ka kërkuar në një diskutim në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Washington për dialogun Kosovë-Serbi, ku i ftuar është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton klankosova.tv.

“Ne dëshirojmë që të shohim lirimin e menjëhershëm të tyre. Pozicioni ynë është, qoftë nëse janë rrëmbyer apo nëse janë gjetur gabimisht në territorin serb, ata nuk kishin qëllime të ishin atje, prandaj ata duhet t’u kthehen familjeve të tyre”, ka thënë Escobar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera