Escobar: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë me Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 03 May 2023
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“BE-ja dhe SHBA-ja janë të fokusuara që kjo marrëveshje [e arritur në Ohër] të bëhet realitet. Implementimi nis me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar gjatë një konference për media, të mbajtur online.
“Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë që të ecim përpara me këtë”, shtoi ai.
Tutje, Escobar tha se puna për themelimin e Asociacionit ka nisur por se “duhet të shtyjmë vazhdimisht përpara derisa të arrijmë një model”.
Escobar tha që pret të ketë një takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq brenda dy javëve “për ta diskutuar këtë proces sërish”.
“Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, shtoi ai.
Escobar tha se të dy propozimet e statutit – të Kurtit dhe të ekipit menaxhues, të paraqitura në Bruksel – ishin serioze, por “nuk më takon mua të vendos nëse është serioz, nuk është një proces i ndërmjetësuar nga Amerika, por proces i ndërmjetësuar nga Evropa”.
I pyetur nëse Serbia e shkeli marrëveshjen kur votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Escobar tha se nuk është i sigurt për këtë gjë.
“Nuk jam i sigurt nëse ishte shkelje. Kjo varet nga Bashkimi Evropian, që është garantues i marrëveshjes. Procesi i implementimit nuk ishte vendosur në atë kohë kur u bë votimi, nuk e di nëse Serbia ishte e detyruar të mos e bllokonte [votonte kundër]”, tha Escobar.
Këto komente të Escobarit vijnë një ditë pas takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me ndërmjetësuesit evropianë, Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell.
Gjatë këtij takimi, liderët e Kosovës dhe Serbisë shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.
Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.
Ndërsa, draft-statuti për formimin e Asociacionit, i prezantuar nga ekipi menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, u kundërshtua nga Kurti.
Lideri i Kosovës tha se “qartazi ekziston dëshira për një Republikë Sërpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, teksa propozoi një draft-vizion të tij.
Vuçiq, në anën tjetër, tha se Kosova “ose do ta pranojë atë për të cilën është rënë dakord në vitin 2015, ose do të jetë fundi i gjithçkaje”.
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Borrell, tha se ai kishte pritur që të ketë qëndrime të ndryshme nga dy palët për natyrën e Asociacionit, por shtoi se me paraqitjen e draft-statutit për Asociacionin në tryezë, Kosova dhe Serbia “morën një hap simbolik” drejt themelimit të tij.
Ai tha se në takim u diskutua edhe për situatën në terren, sidomos në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe.
Të tjera
-
Prona në Veternik, nuk ka prova se është fituar me falsifikim të dokumentit (dokument)
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm me Aktvendimin e...
-
Vetura shkel një këmbësor në Prishtinë
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku afër objektit të Komunës së ...
-
Pas vrā sjes së policit, Gjermania në kërkim të shtetasit serb nga Prishtina që bëri thirrje për sulmé tjera
Autoritetet gjermane janë në kërkim të një shtetasi serb, i lindur në Prishti...
-
Mes dhimbjes së shprehur gjithandej, “Imam Meti” i lindur në Prishtinë festoi për vrἀsjen e policit gjerman
Një polic u sulmua me thikë të premtën në Manheim të Gjermanisë nga një 25-vj...
-
KFOR për situatën në veri: Jemi të përgatitur në rast të rritjes së tensioneve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
Ramush Haradinaj – Albin Kurtit: Ende nuk je përgjigjur se si u gjete i mbuluar me batanije, në një makinë me agjentë serbë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, reaguar pas p...
-
Tre qenë të ngordhur nga helmimi në Prishtinë, flasin nga AUV
Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime rreth dyshimeve se disa qenë janë h...
-
KCSF lanson fazën e dytë të Programit EJA Kosovë dhe ndanë Çmimin për Demokraci 2023
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka mbajtur sot ceremoninë e lan...
-
Aktivistë të PSD-së thumbojnë VV-në për Radojiçiqin, ia modifikojnë moton “Me zemër”
Aktivistë dhe anëtarë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë filluar të shpërndaj...
-
Kryeministri Kurti i kundërpërgjigjet Liburn Aliut i cili tha se VV-ja gaboi që mbështeti PVD-në në zgjedhjet në Luginë
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bas...
-
Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fusho...
-
Gjykimi për krïme lufte, dëshmitari: S’muj as me përshkru se çfarë tmerri ka ndodh atë ditë
Në rastin ku Ekrem Bajroviq po akuzohet për krime lufte, dëshmitari Shefqet B...