Lajme

Escobar takon sot Vuçiqin në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 20 October 2022

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se të mërkuren Gabriel Escobar ka zhvilluar vizitë edhe në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

-Advertisement-

Në këto dy takime të ndara, Escobar e ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspiratat euroatlantike të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera