Escobar: SHBA-ja mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/Pamje-1-1-e1646908098683-780x439-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:46 | 10 March 2022
Në kuadër të vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Xhelal Sveçla u prit nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi Escobar për rolin e tij në procese të rëndësishme për vendin tonë dhe për ndihmën bujare që i ka dhënë shtetit të Kosovës ndër vite.
“Ai gjithashtu theksoi nevojën për të forcuar më tej aleancën me SHBA-në në fushat me interes të përbashkët. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për arritjet konkrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e luftimit të krimit, korrupsionit dhe terrorizmit dhe nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për konfliktin ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të drejtave të popullit ukrainas si dhe gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit.
Ndërsa në anën tjetër Escobar shprehu mirënjohjen e thellë për qëndrimin e Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe garantoi përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Ai po ashtu falënderoi Kosovën për mbështetjen e saj në strehimin e përkohshëm të qytetarëve afganë si dhe gatishmërinë e treguar nga Qeveria e Kosovës për pranimin e refugjatëve nga Ukraina. Në fund të takimit të dy u dakorduan që të intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve drejt sundimit të ligjit në Kosovë, stabilitetit në rajon dhe unitetit për një përfundim paqësor të konfliktit në Ukrainë”, thuhet në njoftim.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/FotoLajmVFS.jpg)
Të tjera
-
A është Liqeni i Ujmanit zonë e sigurt – ekspertët e sigurisë apelojnë për kujdes
NJSI dhe NJSO janë njësitë elitare që muajin e fundit po e ruajnë Liqenin e U...
-
Pamje të rënda nga Prevalla, shumë pjesë u ḍogjën – zjạrri nuk është shuar akoma në tërësi
Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terreni...
-
Moti i nxehtë nesër në Kosovë, pritet të ketë edhe vranësira të shpërndara
Nesër në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35...
-
Zjạrri errëson qiejt mbi Athinë, dëmton edhe shtëpi
Era e tymit përshkoi Athinën, me qiellin që u errësua ndërsa një zjarr u ndez...
-
VV-ja nesër konferencë për media para PSRK-së, s’dihet arsyeja
Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbajë konferencë për media para Prokurorisë ...
-
Gjuajtje me ạrmë në Prishtinë, një i plagosur
Një person është plagosur sot rreth orës 06:00 në rrugën “Anton Çetta” në Pri...
-
Gjysmë ore pritje për të dalë nga Merdarja
Të gjithë ata që ia mësyjnë të dalin nga Kosova përmes Pikës Kufitare në ...
-
E dashura e Faton Hajrizit ndan kujtime me të pas varrimit të tij: Ma ke tregu edhe xhaminë, amaneti yt shkoi në vend
Liridona Shala, e dashura e Faton Hajrizit pas varrimit ka ndarë fotografi e ...
-
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjobiten për mungesa në seancat plenare
Mungesat në seancat plenare ju kanë kushtuar para deputetëve të Kuvendit të S...
-
Policia jep detaje, digjẹt një pjesë fushëmalore mes Malishevës dhe Klinës
Një pjesë fushëmalore në mes Malishevës dhe Klinës u përfshi nga zjarri këtë ...
-
Meta në Prevallë: Trishtim i madh, po digjẹt pylli më i bukur – të reagohet shpejt
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në Prevallë sipas tij p...
-
“Shekulli i popullit shqiptar” – Driton Kuka uron Shqipërinë për fitimin e dy medaljeve olimpike
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, ka uruar Shqipërinë me rastin e fitim...