Lajme

Escobar: Po kalon viti i tretë dhe s`ka takim të nivelit të lartë në mes Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 15 March 2024

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se refuzimi i kërkesave amerikane nga kryeministri Albin Kurti do të ketë pasoja.

Ai ka vlerësuar se për shkak të injorimit të këtyre kërkesave që tri vite nuk ka pasur takime të nivelit të lartë në mes të Qeverisë së Kosovës dhe administratës amerikane.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka thënë se tregon se ku janë raportet në mes të dy vendeve.

-Advertisement-

“Tani, pyetja nuk është nëse do të ketë masa, por padyshim ka pasoja. Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd administratën amerikane. Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, ka thënë ai.

Megjithatë, diplomati amerikan ka thënë se po përpiqen ta ndihmojnë Kosovën.

“Dua të them, fakti është që ne po përpiqemi ta ndihmojmë atë të kujdeset për qytetarët e tij. Dua të them se jemi pothuajse në një pikë ku po përpiqemi shumë të punojmë me të”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera