Lajme

Escobar nesër shkon për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 23 August 2023

Zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar, do të shkojë nesër në Shkup.

Të enjten dhe të premten zyrtari i lartë amerikan do të takojë kreun shtetëror, presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Në agjendën e Eskobarit është paraparë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë kur tensionet janë të shtuara sidomos pas mos miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese për shkak të mungesës së votave të 80 deputetëve. Në maj zyrtari i lartë amerikan në një intervistë porositi që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mbështetet rruga evropiane e vendit. Sipas Eskobarit mbështetja e tillë është për vendin dhe jo për pushtetin aktual.

-Advertisement-

“Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin. Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi në rrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë se si Maqedonia e Veriut të gjendet para mbajtjes së konferencës së dytë ndër-qeveritare. Do të thoja se kredibiliteti i procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Kemi shtet që ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme në mënyrë që të kalojë në hapin e rradhës dhe mendoj se e meriton hapin e rradhës”, tha Eskobar./alsat.mk/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera