Escobar: Asociacioni duhet të jetë në agjendë për diskutimin e radhës
Autori: Gazeta inFokus
18:21 | 13 December 2022
Gabriel Escobar, emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, thotë se formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetëusar negocimin e tij.
“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, thotë Escobar.
Emisari amerikan thotë se duhet të nis menjhëerë formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të punohet menjëherë për Asociacionin. Duhet të jetë në agjendë për diskutimin e radhës. Ne duhet të mendojmë se si ta përdorim atë për të krijuar besim në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit minoritar, në kuadër të strukturës kushtetuese të Kosovës dhe plotësisht sipas ligjeve të Kosovës”.
Escobar nuk pajtohet se Asociacioni do të ishte një formë e Republikës Serbe në Bosnjë.
“Nuk është mekanizëm që do t’i imponohet Kosovës. Është një çështje, për të cilën Kosova mund të punojë me komunitetin ndërkombëtar, si dhe me komunitetin e prekur, për të gjetur zgjidhje që përbën fitore për dy palët, që mundëson mbrojtjen e të drejtave kolektive, duke e mundësuar ruajtjen e funksionalitetit dhe kushtetutshmërisë së këtij shteti të pavarur dhe sovran”, ka thënë Escobar për Radion Evropa e Lirë.

Të tjera
-
Haxhiu: Dorëheqjen ia kemi dorëzuar kryeministrit Kurti, ai e ka njoftuar Konjufcën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pretendoi se ministrat në...
-
Gjobitet shoferja në Prishtinë, u incizua duke drejtuar veturën në kahun e kundërt
Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofere me 100 euro dhe një pikë negative...
-
Gjermania drejt pagës minimale prej 15 eurosh në orë?
Koalicioni i ri qeveritar në Gjermani, i përbërë nga CDU/CSU dhe SPD, ka përf...
-
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella shtrohet në spital, i nënshtrohet një operacioni në zemër
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është shtruar mbrëmjen e sotme në një...
-
Gërvalla: Ekziston rreziku që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë Qeverinë Kurti 3
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur...
-
Gërvalla flet për një plan “ogurzi” të Listës Srpska: Mund të votojnë për Qeverinë Kurti për të na diskredituar
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur...
-
Cakolli: Kryeministri nuk mund të japë dorëheqje në emër të 15 ministrave
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se letra që k...
-
Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë
Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, ka thë...
-
Llogaritjet e Baton Haxhiut: Kemi me pasë qeveri me 61-62, Nisma shkrihet në Vetëvendosje
Sonte në Pressing diskutohet për seancën e sotme në Kuvend e cila u bllokua p...
-
Gërvalla me një interpretim apokaliptik:Jemi në një pikë ku mund të jetë e pamundur të vazhdohet konstituimi i Kuvendit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklar...
-
Pauza e tarifave të Trump, Shtëpia e Bardhë: Po shyrtojmë më shumë se 15 marrëveshje tregtare
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u tha gazetarëve...
-
Ushtarët e KFOR-it vazhdojnë stërvitjet me helikopterë
Ushtarët e SHBA-së dhe Letonisë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të...