Rozë

Erza e “It’s my love” flet për fëmijën e saj: Askush të mos paragjykojë

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 09 February 2021

Konkurrentja e emisionit “it’s my love” ka treguar se ajo është nënë e një djali.

Erza ka folur për një gabim që ajo thotë se e ka bërë, dhe sic lë të kuptohet, nga ajo ka një fëmijë.

““Unë e kam një djalë dhe djali jem i ka tri vjet. Nuk kam pasur guxim deri tash me e cekë”, ka thënë Erza.

-Advertisement-

“Cdokush e ka një gabim, çdokush ka gabu diçka në jetë. Kështu që, kisha thanë, ndoshta mos me paragjyku, dhe ju që jeni qashtu mos me e ndje fajtor vetën”, ka thënë Erza në një paraqitje live në profilin e saj në Instagram.

Ajo tregon se gjinia e fëmijës është djalë, ndërsa komentuesit në videoparaqitjen e saj i kanë dhënë përkrahje Erzës, duke thënë se është jeta e saj dhe s’ka pse të frikësohet nga paragjykimet.

“Unë e kam një djalë. Dhe kjo s’ma ndal jetën”, ka thënë Erza.

Erza është vajza nga Gjilani, e cila u bë e njohur për publikun në emisionin, ku pretendohet se ka qëllim lidhjen mes vajzave dhe djemëve të Kosovës. Ky emision u bë viral në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera