Lifestyle

Erosi, zbuloni pse shumë çifte nuk kanë më intimitet

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 06 November 2018

Vështirë ta pranosh këtë, por ndodh më shpesh sesa mund ta besoni. Ja çfarë duhet të dini për mungesën e marrëdhënieve në martesë

Në jetën në çift, dëshira dhe intimiteti janë themelore dhe pa të cilat nuk mund dhe nuk duhet të bëjmë. Është fakt, megjithatë, që në marrëdhëniet afatgjata nganjëherë diçka ndodh dhe mungesa e një jete të kënaqshme intime, ose thjesht një heshtje e përbashkët, pastaj çon në thyerje të marrëdhënies ose në tradhti. Para se të jetë tepër vonë, le të përpiqemi të sqarojmë arsyet kryesore që mund ta shkatërrojnë martesën.

Pakënaqësia dhe mërzia janë ndër shkaqet kryesore të ndarjes së një çifti dhe, nga ana tjetër, kur mungon marrëdhënia seksuale, është e lehtë të gjesh ngushëllim në krahët e dikujt tjetër (ose më keq). Këtu janë disa sugjerime të thjeshta për të mbajtur termometrin e pasionit nën kontroll para se dëmtimi të jetë i pariparueshëm!

-Advertisement-

Le të fillojmë nga fundi: Le të mos fshihemi prapa një gishti dhe le të pyesim sinqerisht sesi shkon jeta martesore kur drita është e fikur në dhomën e gjumit. Nëse asgjë nuk ndodh në fund të ditës, nëse dëshira e vetme është që të flemë gjumë, atëherë diçka nuk shkon. Por, edhe kur partneri na afrohet, dhe ne mezi presim që të mbarojë sa më shpejt, edhe atëherë diçka nuk shkon. Është më mirë të qartësoni idetë dhe të flisni sinqerisht. Komunikimi është gjithmonë një ide e mirë.

Çështje ndjenjash: Nëse marrëdhëniet me partnerin janë shumë poshtë pritshmërive tona, apo kur kemi shpesh një ndjesi zbrazëtie dhe humbjeje, fatkeqësisht diçka nuk funksionon. Nuk është vetëm një çështje e pozicioneve apo frekuencave, por e asaj që ne vërtet duam. Për ta mbajtur flakën e pasionit të gjallë, është e nevojshme të krijohen mundësitë për të qenë së bashku. Mërzitja është armiku më i keq i seksit dhe intimitetit, kështu që nëse duam që marrëdhëniet të jenë të gjalla, atëherë duhet të gjejmë mundësi të reja dhe stimuluese për të qenë së bashku. Një fundjavë e papritur, një darkë me qirinj, të brendshme sexy: jo ndonjë gjë e veçantë, por e mjaftueshme për të dhënë një rrymë risie në çift.

Më shumë se sa mendoni: Për fat të keq, të ashtuquajturat “martesa të bardha” janë shumë më të përhapura se sa ne jemi të gatshëm t’i pranojmë. Po, sepse justifikimet janë të pafundme: shumë punë, shumë angazhime, shumë lodhje, shumë tensione… me pak fjalë, gjithçka për të mohuar provat dhe për të ruajtur një status quo që nuk kënaq askënd, përveç paraqitjeve. Por, a jemi me të vërtetë të sigurt se kjo është e drejtë, legjitime dhe e kënaqshme për të vazhduar martesën “derisa vdekja të na ndajë”? Le të mendojmë mirë para se gjithçka të thyhet.

A ka zgjidhje? Ja një pyetje që sigurisht nuk është e lehtë t’i përgjigjesh. Recetat në dashuri nuk ekzistojnë, përndryshe gjithçka do të bëhej banale. E vetmja gjë për t’u menduar është cilësia aktuale e marrëdhënies sonë dhe se çfarë bëjmë ne për ta mbajtur marrëdhënien të gjallë. Nëse jemi të dashuruar, duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha energjitë tona, në mënyrë që të rregullojmë situatën ku ndodhemi dhe të bëjmë të lulëzojnë marrëdhëniet seksuale, duke harruar pasiguritë, tabutë dhe paragjykimet. Në dashuri ia vlen gjithçka: le të vazhdojmë, mund të jetë shumë më e thjeshtë sesa duket dhe partneri ynë do të rizbulojë një partnere të re dhe entuziaste. Me pak fjalë, kur loja bëhet e vështirë, duhet të luajmë akoma më fort, kështu që provoni me aksionet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera