Rozë

Ermal Fejzullahu flet sërish për Luizin: Djalë artist, i takon fitorja

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 27 March 2023

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, më parë bëri një postim duke treguar mbështetjen e tij për banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.

Ai tha se me artistin shkodran njihen që 20 vite dhe se gjithmonë ka qenë i tillë me humor dhe një djalë artist.

I ftuar së fundmi në një intervistë për RTV Ora, ai ka treguar sërish përkrahjen e tij për konkurrentin e këtij ‘reality show’.

-Advertisement-

Krijuesi i hitit “Kthema” theksoi mbi të gjitha se Luizi e meriton fitoren, duke i uruar sa më shumë suksese.

“Luizi më së pari ka shumë karizëm dhe është shumë djalë, artist. Tani thonë pas kalit të mirë çohet pluhur, atij vetëm i uroj shëndet dhe ishalla i ec mbarë. Besoj që i takon edhe fitorja”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Ejlli ndërkohë është kthyer në një fenomen, një person jashtëzakonisht i pëlqyer për lojën brenda këtij formati.

Ai tashmë ka fituar zemrat e gjithë publikut dhe kjo gjë po dëshmohet çdo ditë në bazë të asaj që shihet nëpër rrjete sociale. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera